Rtv Pendimi

Recetë për krem nga bajamet, fare pa sheqer. Do ta pëlqejnë të gjithë

Nëse keni nevojë për një lyerje për bukë, krepa, kroasanë ose thjesht keni diçka për të kapur me lugë nga një kavanoz, nutella e bardhë e bërë në shtëpi do të bëhet versioni juaj i preferuar i kremit

Përbërësit:

– 4 lugë bajame të fërguara e të bluara;
– 100 g çokollatë të bardhë;
– 100 ml ajkë të ëmbël;
– 90 gramë gjalpë;
– 1 lugë xhem sipas dëshirës (pjeshke, kajsie, mjedre);
– 1 lugë mjaltë;
– sipas dëshirës pak lëvore portokalli të grirë në rende.

Përgatitja:

Bajamet e qëruara fërgoni pak pastaj bluani mirë. Ajkën nxeheni në flakë dhe në të duke përzier shkrini çokollatën e bardhë të grirë në rende.

Në tretjen e shkrirë të ajkës dhe çokollatës shtoni kubet më të vogla të gjalpit dhe të gjitha përzieni mirë.

Shtoni bajamet dhe bashkoni mirë. Shijen edhe më shumë e shtoni me një lugë xhem apo mjaltë.

Lyerjen e përftuar ruajeni në kavanoz.

TË NGJAJSHME