Recetë për mish me lakra turshi

2
lakra turshi
1 lugë
yndyrë
1
qepë
200 g
mish të thatë
200 g
suxhuk të thatë
Mish të freskët sipas dëshirës (proshutë, mish pule)
Piper
Fletë dafine

Ngrohni yndyrën dhe fërgoni qepën e grirë imët, pastaj shtoni proshutën dhe suxhukun e prerë imët.

Kur të shkrihen mirë të gjitha, shtoni mishin e freskët të cilin e keni zgjedhur.

Derisa kjo të marinohet, shtoni pak ujë. Lëreni të vlojë 30 minuta.

Lakrën priteni në shirita të hollë dhe shtojani mishit. Marinoni akoma dhe në fund qitni disa fletë dafine dhe piper.

Kur t’i përzieni të gjitha, edhe pak marinoni, tenxheren mbështilleni me folie dhe futeni në furrë edhe 30 minuta në 180 gradë celsius. Kur të shikoni që është pjekur, gjella me mish e lakra është e gatshme.