Tani është koha e lakrave turshi dhe e gjellëve të zgjedhura të cilat mund t’i gatuani me to. Mish me lakra, sarma…
Përbërësit:
▪ 2 lakra turshi,
▪ 1 lugë yndyrë,
▪ 1 qepë,
▪ 200 g mish të thatë,
▪ 200 g suxhuk të thatë,
▪ Mish të freskët sipas dëshirës (proshutë, mish pule),
▪ Piper,
▪ Fletë dafine
Përgatitja:
- Ngrohni yndyrën dhe fërgoni qepën e grirë imët, pastaj shtoni proshutën dhe suxhukun e prerë imët.
- Kur të shkrihen mirë të gjitha, shtoni mishin e freskët të cilin e keni zgjedhur.
- Derisa kjo të marinohet, shtoni pak ujë. Lëreni të vlojë 30 minuta.
- Lakrën priteni në shirita të hollë dhe shtojani mishit.
- Marinoni akoma dhe në fund qitni disa fletë dafine dhe piper.
- Kur t’i përzieni të gjitha, edhe pak marinoni, tenxheren mbështilleni me folie dhe futeni në furrë edhe 30 minuta në 180 gradë celsius.
- Kur të shikoni që është pjekur, gjella me mish e lakra është e gatshme.