Kjo recetë është e caktuar për arritjen e rritjes cilësore të muskujve.
Përbërësit:
▪ 400 g gjoks pule
▪ 150 g spinaq të freskët
▪ 2 dcl qumësht orizi
▪ 4 thelpinj hudhre
▪ 2 lugë çaji thërrmija gruri
▪ 1 lugë çaji kerri përzierje erëzash
▪ 1 lugë çaji spec të bluar të ëmbël
▪ kripë sa mund të kapet me katër gishta
Përgatitja:
1. Në tavë fërgojeni mishin e pulës nga të dy anët për 4 minuta.
2. Fletët e spinaqit kaloni nëpër ujë të vluar.
3. Mishit të pulës shtoni 1 dcl ujë, fletët e spinaqit, thelpinjtë e prerë trashë dhe të gjithë përbërësit zieni për 10 minuta, pastaj shtoni qumështin e orizit dhe erëzat dhe vazhdoni t’i zieni edhe 15 minuta.
4. Para përfundimit të zierjes thërrmijat e grurit përzieni me 2 lugë lëngë mishi, përzieni në gjellë, shtoni zjarrin dhe pasi që gjella të vlojë përfundojeni zierjen.
Proteinat dhe pejzat janë kombinime me të cilat nuk mund të gaboni.
Për shtojcë ju rekomandojmë oriz të zier, apo patate të ziera.