Rtv Pendimi
Good life Restaurant
Samet Tours
Vip Well
auto lider
Lajme

“Regjimi i Asadit ka kryer krime lufte në Gutën Lindore”

Muslim Shop

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Hetimet në Siri, duke dënuar regjimin e Bashar al-Asadit në Siri ka njoftuar se rrethimi dhe marrja nën kontroll e Gutës Lindore nga forcat e regjimit përfshihet në kuadrin e krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni ka publikuar një raport prej 23 faqesh mbi kërkesën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut për një hetim të menjëhershëm, gjithëpërfshirës dhe të pavarur mbi ngjarjet në Gutën Lindore.

Në raportin ku mënyrat e përdorura nga regjimi i Asadit në Gutën Lindore janë dënuar në formën “barbare” dhe “mesjetare”, theksohet se populli i Gutës Lindore është përballuar me bllokadën më të gjatë të historisë moderne.

“Për shkak të sulmeve të regjimit, popullata e Gutës Lindore ka përjetuar dhimbje shumë të mëdha fizike dhe psikologjike”, thuhet se në raport, ku dhe bëhet e ditur se civilët janë braktisur në vdekje pavarësisht se këto mund të parandaloheshin në disa situata.

Ndër të tjera në raport bëhet e ditur se regjimi i Asadit intensifikoi sulmet në rajon gjatë muajve shkurt-prill, ku si pasojë e bombardimeve të rënda ajrore dhe tokësore kanë humbur jetën qindra gra, burra dhe fëmijë sirian, ndërsa në anën tjetër në muajin prill edhe shumë shtëpi, tregje dhe spitale u shkatërruan.

– Sulmet e regjimit dënohen hapur për herë të parë

Regjimi i Asadit u dënua hapur për herë të parë në raportin ku theksohet se janë kryer sulme pa dallim mes civilëve dhe objekteve të mbrojtura, ndërsa gjithashtu theksohet se kjo përfshihet në kuadrin e krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit.

Në raport vihet në dukje se forcat e regjimit kanë kryer bombardime intesive ndaj vendbanimeve civile dhe objekteve në Gutën Lindore, kanë penguar me qëllim ndihmat humanitare dhe se këto sulme çnjerëzore kanë formuar plagë të thella fizike e psikologjike tek civilët.

Po ashtu në raportin ku vihet theksi se regjimi njoftoi më 14 prill marrjen zyrtarisht nën kontroll të Gutës Lindore, ku 140 mijë civilë u shpërngulën nga të cilët 50 mijë prej tyre u dërguan në Idlib dhe Halep në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe evakuim, ndër të tjera njoftohet se regjimi nuk ka siguruar asnjë ndihmë humanitare për këto civilë.

Nga ana tjetër, raporti i përgatitur nga komisioni do t’i paraqitet vendeve anëtare më 26 qershor në sesionin e 38-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i cili po vazhdon të zhvillohet në Zyrën e OKB-së të Gjenevës.

Të ngjajshme

28 Nëntori i katërt – Hoxha Halil Kastrati hapë një kapitull të ri në epokën tonë.

Kushtrim Guraj

Samiti në Stamboll: Liderët synojnë armëpushim të përhershëm në Siri

Kushtrim Guraj

Maqedoni, Ivanov informohet mbi gatishmërinë luftarake të ushtrisë për vitin 2018

Kushtrim Guraj

LIDERI I LVV-së, ALBIN KURTI , DHE KRYETARI I PRIZRENIT, MYTAHER HASKUKA, VIZITUAN SHOQATËN BËMIRËSE “ JETIMAT E BALLKANIT”

Kushtrim Guraj

Nga 30 marsi në Rripin e Gazës janë plagosur 181 gazetarë

Kushtrim Guraj

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Sri Lankës

Kushtrim Guraj

Në një shtëpi të FETO-s gjenden identitete të 49 milionë qytetarëve

Kushtrim Guraj

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet në Japoni

Kushtrim Guraj

Hetohet plani bërthamor i SHBA-së në Arabinë Saudite

Kushtrim Guraj