Rtv Pendimi
Lajme

Regjimi i Asadit vazhdon bombardimet në Idlib, të paktën 6 të vdekur

Të paktën 17 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë në vendbanimet brenda zonës së deeskalimit të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionët luftarakë të regjimit të Asadit dhe Rusisë që nga mbrëmë kanë kryer sulme në Khan Shaykhun, Serakib, Kefrenbil, Maarshurin, Martemater dhe vendbanime tjera brenda zonës së deeskalimit të Idlibit.

Si pasojë e këtyre sulmeve, sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë), kanë humbur jetën 17 civilë, ndërsa janë plagosur të paktën 10 civilë tjerë.

Ndërkohë, gjatë një sulmi të forcave ruse, aleatët e regjimit të Bashar al-Assad, të kryer në Idlib, ka humbur jetën Enes Diyab, pjesëtar i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) dhe korrespondent i AA-së.

Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në katër milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Mbi 553 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Rusisë dhe Turqisë në muajin shtator.

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se 606 civilë janë vrarë prej të cilëve 157 fëmijë dhe 111 gra nga sulmet e regjimit në Idlib në periudhën nga 26 prilli deri më 12 korrik.

Të ngjajshme

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Urim Isma

Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

Urim Isma

Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Urim Isma

Studentët kërkojnë anulimin e konkursit për bursa, paralajmërojnë ndërprerje të mësimit

Urim Isma

Presidenti maqedonas Stevo Penadrovski pritet të takojë Macronin javën tjetër

Urim Isma

Bllokohet shitja e biletave për ndeshjen me Francën, vetëm një sektor i lirë

Urim Isma