Regjimi sirian akuzon Izraelin për sulm ajror në portin e Latakias

Regjimi sirian akuzon Izraelin për sulm ajror në portin e Latakias

Regjimi i Bashar al-Asadit pretendoi se Izraeli kreu një sulm ajror në portin e Latakias në Sirinë perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve e regjimit të Asadit, SANA, bazuar në një burim ushtarak të ministrisë së mbrojtjes së regjimit, pretendoi se Izraeli ka kryer sulm ajror në portin e Latakias.

Në lajm thuhet se nuk ka pasur humbje jetësh, ndërkohë, zjarri ka kapluar shumë kontejnerë tregtarë në port.

Ndryshe, regjimi sirian vetëm këtë vit ka akuzuar Izraelin për dhjetëra sulme në rajone të ndryshme të vendit.

Që nga viti 2011, kur filloi lufta civile, Izraeli herë pas here ka kryer sulme kundër grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake të regjimit në Siri.