Regjizorja-shqiptare-me-nje-film-mbi-islamofobine-ne-Zvicer-1

Regjisorja shqiptare me një film mbi islamofobinë në Zvicër

“Makarona me Salsiçe viçi” shkolla profesionale ofron këtë lloj ushqimi tradicional në menu, si pjesë e një kurrikule të re. Qëllimi i së cilës është afrimi i fëmijëve të huaj me kulturën zvicerane. Mirëpo nxënësja e quajtur Esma (nën rolin e së cilës aktron studentja Hava Fuga) nuk dëshiron të konsumojë këtë lloj salsiçe për shkak të parimeve të saja fetare.  Pas diskutimeve të pasuksesshme me mësuesen dhe drejtorin e shkollës, Drejtoria e Arsimit ndërhyn për një zgjidhje të mundshme. Esmës i ofrohet kjo lloj alternative ose të konsumojë ushqimin në fjalë ose të përjashtohet nga shkolla.” ky është skripti i videomesazhit, filmit me metrazh të shkurtër që dëshiron të ndërgjegjësojë mbi islamofobinë dhe të ashtuquajturin “integrimin e muslimanëve në perëndim”.

Regjizorja e filmit në fjalë është Fitore Sinani, nga Kosova. Ajo jeton në Bern ku dhe punon në një organizatë artistiko-kulturore. Më 2014-tën përfundon praktikën e arkitekturës në GIBB (Shkolla Profesionale Tregtare-Industriale Olten). Pas tre vitesh diplomon në Fakultetin e Arkitekturës, në Universitetin e Shkencave të Zbatuara të Bernit në Burgdorf. Në vitin 2019 ajo u diplomua edhe në degën Film dhe Dizajnit po në Bern.

Ideja për realizimin e filmit ka ardhur si dëshirë për ta kurorzuar të gjithë punën e tezës së diplomimit në një punë konktrete-praktike.

“Frymëzimi për temën erdhi si një domosdoshmëri për të pasqyruar ngjarje reale këtu në Zvicër, si përshembull momentalisht iniciativja e ndalimit të nikabit, që këtë dielë do të merret vendimi përfundimtar për ndalesën ose lejimin, ose dhe më herët debati mbi ndalimin e minareve në vitin 2009.” shprehet ajo.

Kur flet për realizimin e filmit shpjegon se një mbështetje e madhe ka qenë ekipi i saj i përbërë nga studentët e tjerë të të njëjtës degë, ku veçon Sven Uhlmann, dhe asistenten e saj Muriel Weyermann.

“Ky film ka qenë edhe punimi im i diplomit në degën e Filmit dhe Regjizurës. Aktorët pjesmarrës janë të gjithë aktor profesional zvicerian, si mbështetje nga Projekti Mbështetje për Diplomim”, me përjashtim të aktores Hava Fuga, e cila është shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë këtij projekti kam përvetësuar shumë, dhe jam shumë mirënjohesë për këtë ekip të mrekullueshëm që më shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm për mua” shpjegon Fitore Sinani.

Shopping Basket
IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH