30D7D985-6959-48D9-AC24-79235F06ABF3

Regjistrohet temperatura më e lartë e janarit në alpet e Zvicrës

Në alpet e Zvicrës është regjistruar “temperatura më e lartë e janarit e të gjitha kohërave”, me 20,9 gradë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtypit zviceran, termometrat në qytetin Delemont në kantonin Jura në veri të vendit treguan 20,9 gradë më 1 janar, e cila u regjistrua si “temperatura më e lartë e janarit e të gjitha kohërave në veri të alpeve zvicerane”.

Temperatura e mëparshme rekord e janarit në veri të Alpeve ishte 19,4 gradë më 12 janar 1993, në kantonin e Lucernit.

Temperatura më e lartë e janarit në Zvicër u regjistrua në kantonet Locarno në jug në vitin 2007 dhe në Lugano në vitin 1944 me 24 gradë.

Instituti Meteorologjik i Zvicrës njoftoi se temperatura rekord në Delemont u shkaktua nga erërat e nxehta që fryjnë nga jugperëndimi dhe erërat e thata dhe të ngrohta nga malet Jura, të njohura gjithashtu si erërat Foehn.

Duke deklaruar se moti i butë në Evropën Perëndimore është për shkak të ajrit të ngrohtë që vjen nga Atlantiku në lindje të Floridës, Instituti Meteorologjik i Zvicrës tha se e njëjta situatë ishte përjetuar edhe vitin e kaluar.