Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka ndodhur në Detin Egje sot herët, sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e fatkeqësive tha në faqen e saj të internetit se tërmeti ndodhi 11,8 kilometra nën sipërfaqen e detit.
Epiqendra e tij ishte 21 kilometra larg rrethit Datça në provincën Muğla, e cila ndodhet në bregdetin jugperëndimor të Turqisë.