Shkalla e papunësisë në Eurozonë ka rënë në 7.9 për qind në maj, kur masat kundër koronavirusit (COVID-19) u lehtësuan, njoftoi Enti i Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të reja, papunësia e rregulluar sezonale në BE, e cila në prill qëndroi në 7.4 për qind, në maj ra në 7.3 për qind.
Shkalla e papunësisë në Eurozonë, e cila një muaj më parë ishte 8.1 për qind, ra në 7.9 për qind në maj.
Shkalla e papunësisë në Eurozonë ishte 7.5 për qind në maj të vitit të kaluar ndërsa 6.9 për qind në BE.
Në nivelin shtetëror, papunësia në maj ishte 15.3 për qind në Spanjë, 10.5 për qind në Itali, 7.5 për qind në Francë dhe 3.7 për qind në Gjermani.
Në maj, numri i të papunëve në BE ishte 15.27 milionë, nga të cilët 12.79 milionë ishin në Eurozonë.
Po ashtu është vërtetuar se në maj numri i personave të papunë nën moshën 25 vjeç në BE ishte 2.97 milionë ndërsa në Eurozonë 2.4 milionë.