Rtv Pendimi

“Republika e Xhihadit”

E lajmëruar ditë më parë, mbrëmë u dha “premiera” e Republikës së Xhihadit.

Nuk kishte asgjë ekskluzive, me përjashtim të titullit, dhe siç duket, falë tij, arriti edhe qëllimin: 100.000 klikime për 24 ore. Këtë e do gazeta Express, e cila për të prodhuar këtë dokumentar, kishte angazhuar edhe antiislamistin Artan Haraqija, i cili shpreh urrejtjen e tij ndaj Islamit në mënyrë ekstreme, madje nuk kursehet edhe në festa kur, të paktën si qytetar, nuk do të duhej t’i ofendonte shumicën absolute. Pastaj, nëse kemi parasysh problemet e mëdha të Kosovës, a nuk do të ishte më e qëlluar që titulli i dokumentarit të ishte: REPUBLIKA E KORRUPSIONIT?!

Kjo është gjëja për të ciën Evropa dhe Amerika po na ngrehin veshët. Për këtë shkak edhe kemi dështuar me procesin e integrimit. Madje, tani kur UNMIK-ut i janë rikthyer disa të drejta reprezentuese të shtetit tonë, ndoshta më e qëlluar do të ishte që fjala republikë në titull të mos figuronte fare.

Me këtë nuk dua të nënvlerësojë problemin e ekstremizmit, sepse Kosova mban bajrakun për luftimin e tij, madje edhe pa kontrollë fare. Sikur këtë ta bënin me korrupsionin që ka kapur shtetin në çdo cep, do të ishim në BE dhe nuk do të kishim këto probleme që kemi.

Hoxhë Sedat Gani Islami

TË NGJAJSHME