Reshjet e dendura të shiut dhe breshrit shkaktuan vështirësi në trafik në qendër të kryeqytetit të Türkiye-s, Ankara, raporton Anadolu.
Reshjet e dendura lanë shumë rrugë në Ankara nën ujë, ndërsa zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera kompetente janë në terren për të ndihmuar qytetarët e prekur.
Situata më e vështirë është në qarkun Çankaya, ku disa automjete janë marrë nga uji i rrëmbyeshëm.