Bora ka rënë në shkretëtirën e Saharasë, me temperatura që bien deri në -3C.
Kjo është vetëm hera e katërt që qyteti Ain Sefra në Algjeri ka përjetuar dëborë në 42 vitet e fundit.
Fotografitë e reshjeve të borës u morën nga Karim Bouchetata, një fotograf i cili kapi borën e pluhurosur lehtë mbi dunat portokalli ndërsa krijonte modele tërheqëse dhe të pazakonta në rërë.
Ain Sefra ndodhet në Malet Atlas, 1.000 metra mbi nivelin e detit dhe njihet si “porta e shkretëtirës”.
Ky vend shtrihet në provincën Naama të Algjerisë, në pjesën veriore të Saharasë, afër kufirit marokenë.
Megjithëse temperaturat ndryshojnë në Sahara, bora dhe akulli janë të rralla.
Herët e tjera që ka pasur dëborë në Ain Sefra ishin vitet 1979, 2017 dhe 2018.
Sasia e borës ka ndryshuar shumë gjatë 42 viteve të fundit, duke filluar nga një stuhi dëbore e cila ndaloi trafikun në vitin 1979.
Temperaturat në shkretëtirën e Saharasë mund të arrijnë deri në 38C mesatarisht në verë.
Ndërkohë janari është një nga muajt më të ftohtë, me temperatura mesatare prej 14C.
Diku tjetër, bora ra në Liban, Japoni dhe shiu veçanërisht i fortë është parashikuar për pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.