Rezultatet Testit të PISA-s: Arsimi në Kosovë është në krizë të thellë

Studimi i PISA-së (ProgrammeforInternational Student Assessment) për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve ka radhitur Kosovën në një nivel tëmjerueshëm të arsimit, në shkallët mëtë ulëta të vlerësimit ndërkombëtar.

Vendosje e standardeve arsimore si një përgjigje për rezultatet  e mjerueshme në studimet komparative ndërkombëtare ka pasoja me ndikim të gjerë për të gjithë mozaikun arsimor dhe shoqëror  në Kosovë. Me qenë se te standardet arsimore verifikohen kompetencat e nxënësve dhe nxënëseve, mësuesi inkurajohet për t’i mbështetur nxënësit dhe nxënëset gjatë mësimdhënies duke formuar kompetencat e tyre.

Mungesa, apo mangësia e realizimit të mësimdhënies së orientuar drejt kompetencave ka bërë që nxënësit tanë nuk arrijnë të bëjnë lidhjen e njohurive matematikore dhe shkencore me praktikën jetësore.

Fëmijët janë vetëm reflektimi ynë në pasqyrë PISA-së. Ne as që  kemi nevojë për  PISA-n, për të kuptuar se vendimet më të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e përgjithshme të shtetit, merren pikërisht ashtu si i marrin dhe i zgjidhin nxënësit tanëtestet e PISA-së.

„Në kushtet e sotme të jetës, zotëron ky ligj absolut: Ajo racë që nuk i vlerëson talentet e vet, ajo është e dënuar në shkatërrim…Sot ne e çojmë përpara jetën tonë, por nesër shkenca do të shkojë edhe një hap më përpara, e për fatin e njerëzve analfabetë nuk do të ketë mëshirë.“ (AlfredNorthWitehead)