Rtv Pendimi
Lajme

Riatdhesohen 100 shtetas shqiptarë azilkërkues në Francë, Belgjikë e Gjermani

Ministria e Brendshme njofton se gjatë ditës së mërkurë janë riatdhesuar 100 shtetas shqiptarë nga Franca, Belgjika e Gjermania.

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan 100 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero/ATSH.

Të ngjajshme

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Urim Isma

Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

Urim Isma

Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Urim Isma

Studentët kërkojnë anulimin e konkursit për bursa, paralajmërojnë ndërprerje të mësimit

Urim Isma

Presidenti maqedonas Stevo Penadrovski pritet të takojë Macronin javën tjetër

Urim Isma

Bllokohet shitja e biletave për ndeshjen me Francën, vetëm një sektor i lirë

Urim Isma