RINGJALLE BUZËQESHJEN NË FYTYRËN TËNDE DHE TË TË TJERËVE!

  1. Buzëqeshu, se bota nuk do të ndryshohet me pikëllimin tënd!
  2. Metoda më e fortë për të ndikuar te tjetri është morali i mirë, kurse ajo më e shpejta buzëqeshja!
  3. Mos të të mashtrojë mosha e babait tënd, se përskaj moshës së tij, ai në brendësinë e tij ka edhe ndjenja fëmijërore, që kanë nevojë për buzëqeshjen tënde dhe dhuratat e tua!
  4. Buzëqeshja kërkon flijim të thjeshtë!
  5. Buzëqesh, se çdo gjë që e ka përcaktuar Allahu është e bukur!
  6. E bukur është ajo zemër, e cila jeton me shpresë se çdo gjë do të bëhet mirë.
  7. Nëse do ta ndiesh lumturinë, atëherë jep pa pritur kompensim!
  8. Kur ti buzëqesh në fytyrën e ndonjërit, dije se i ke trokitur në derën e zemrës së tij! E nëse ai buzëqesh, dije se ti veçse ke hyrë në të!
  9. Dera e lumturisë nuk hapet, përveçse nga brenda!
  10. Burimi i lumturisë është zemra, pamja e jashtme e saj është kënaqësia dhe argumenti i prezencës së saj është kuptimi i begative dhe njohja e tyre.
  11. Njeri madhështor është ai që buzëqesh, kur lotët veçse nuk i bien nga sytë!
  12. Mendimi i keq, sëmundje që vret çdo gjë të bukur!
  13. Njeriu i mirë gjithnjë është i buzëqeshur, nuk i intereson për asgjë, fal dhe e injoron çdo gjë që i jep dhembje, mirëpo shumë pak njerëz e dinë se çfarë ka brenda tij, shumë pak!
  14. Prej momenteve më të bukura të lumturisë është kur i realizon gjërat, që njerëzit për to mendonin se ti nuk mund t’i realizosh!
  15. Mëshira është gjuha që e kupton fëmija, e dëgjon i shurdhri dhe e lexon i verbri!
  16. Lumturia vjen nga mendimet e tua, para se të vijë nga veprat e tua!
  17. Nuk ka më mirë se të jesh një person, që çdoherë kur të të rikujtojnë të tjerët, buzëqeshen!
  18. Prej fshehtësive të lumturisë është ta duash për vëllanë tënd mysliman atë që e do për vete!
  19. Lumturia gjithmonë duket e vogël kur e posedon në duart e tua, mirëpo, kur e braktis, atëherë e kupton shumë shpejt se sa ajo ishte e madhe dhe e shtrenjtë!
  20. Të lumtur janë ata njerëz, që e kuptuan se pikëllimi nuk u bën dobi fare, e pastaj buzëqeshin!
  21. Buzëqesh! Allahu është Zoti yt!
  22. Buzëqeshja është gjuha e vetme, që e kuptojnë të gjithë pa përkthim!
  23. Sa bukur që është të injorohet dhembja, mirëpo edhe më bukur është ta sfidosh atë me buzëqeshje!
  24. Parfumi më i mirë nuk është ai që me të i parfumos rrobat dhe trupin, por ai që del nga gjuha jote dhe e dëgjon tjetri, dhe e ndiejnë erën ata që i ke përreth!
  25. Çdo rënie s’do të thotë përfundim, rënia e shiut është fillimi më i bukur!
  26. O Zot, kush e ka nënën të vdekur mëshiroja, kush e ka të sëmurë shëroja e kush e ka të shëndoshë ruaja atij.

Marrë nga libri:

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Përmblodhi dhe përktheu:

Irfan Jahiu