RINI?

Rini, kthehu në rrugë të mbarë

kthehu sa nuk është bërë vonë,

sa nuk ka lindur dielli kah perëndon.

 

Deri ku po shkon kjo rini

po qan nëna mjerë moj bijë,

po qan nëna, nëna e shkretë

po qan nëna për fëmijë të vet.

 

Ndryshoi koha po aq shpejt

na erdh koha e papritur,

e shëmtuar e çoroditur.

 

Për këtë kohë që ka ardhur sot

hazreti Muhamedi ka qarë me lot

ma shpëto umetin të lutem o Zot.

 

Ai është lutur për gjithë umetin,

o Zot me ndihmën tënde

dhurova Xhennetin.

  

Rini kthehu sa nuk është bërë vonë,

sa nuk ka lindur dielli kah perëndon.