Risku jonë është i pafund!

A jemi të vetëdijshëm për riskun (furnizimin) e Allahut në jetët tona?
Mësova të mos e kufizoja riskun (furnizimin) e pasurisë dhe të gjërave të prekshme. Risku juaj i tejkalon rrethanat tuaja financiare.
Allahu na ka nderuar me risk që është gjithëpërfshirës.
Risk paraqet të kesh shok të sinqertë.
Risk paraqet edhe çasti i qetësisë së brendshme.
Risk paraqet edhe ëndrra e cila na mbush me energji.
Risk paraqet edhe çatia mbi kokë e cila ju siguron ju dhe familjen tuaj dhe u bën të pavarur nga të tjerët.
Risk paraqet edhe një pamje e bukur e cila ju energjizon.
Risk paraqet edhe dashuria që ndjeni ndaj atyre që i doni dhe kthimi reciprok i asaj dashurie nga ata.
Risk paraqet edhe takimi i bekuar në të cilën ju morët vërejtjen dhe ju ka shpëtuar nga mëkati.
Risk paraqet kur ju falin ata ndaj të cilëve keni gabuar dhe u jepet rasti ta përmirësoni gabimin.
Risk paraqet edhe dashuria e fëmijës suaj.
Risk paraqet edhe duaja e fëmijëve tuaj.
Risk është edhe supi ku mund të mbështeteni për të qarë.
Risk paraqet edhe çasti relaksues me shokun i cili ju qetëson nga depresioni.
Risk paraqet edhe karakteri i bukur dhe i mirë.
Risk paraqet edhe plotësimi i nevojave personale pa ndihmën e të tjerëve.
Vërtetë, Allahu është furnizues më i mirë.