Rizoto me xhandarë mbi kok

Përbërësit:

– Pulë e re, afro 1.2 kg, e pastruar
– 400 gr oriz
– 2 qepë
– 2 karota
– 2 kërcej selino
– 4 lugë vaj ulliri
– 100 gr gjalpë
– 100 gr kaçkavall parmixhan i grirë
– kripë e piper

Përgatitja:

Pastrojeni pulën, përcëlloje dhe laje mirë. Përgatit një lëng të lehtë, me këmbët dhe qafën, duke i zier në 2 litra ujë të ftohtë me një kërcell selino, një karotë dhe një qepë. Përbërësit e tjerë fërgojini në një tenxhere me vaj dhe 50 gr gjalpë. Shtoni pulën e prerë në 6 pjesë dhe lëreni të marrë ngjyrë duke shtuar, herë pas here, ndonjë lugë (druri) lëng mishi. Rregulloni kripën e piperin sipas dëshirës. Kur pula të jetë gati e zier, shtoni orizin, hidhini verë të bardhë, vazhdoni me lëngun e ngrohtë, pak e nga pak, derisa rizoto të jetë gati. Përziejini aty gjalpin e mbetur, shtoni kaçkavallin parmixhan dhe çojeni në tavolinë.