Roja Bregdetare Turke në rajonet Çeşme, Dikili dhe Urla të qytetit Izmir shpëtoi 116 emigrantë të parregullt të kthyer prapa në ujërat e Turqisë nga elementët grekë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Komanda e Sigurisë Bregdetare thuhet se anija e sigurisë bregdetare u dërgua në zonë pas informacionit se një grup emigrantësh të parregullt ndodheshin brenda një varke shpëtimi në brigjet e rajonit Dikili.
Ekipet shpëtuan 66 emigrantë të parregullt brenda një varke shpëtimi të cilët ishin kthyer prapa në ujërat turke nga elementët e Greqisë.
Po ashtu ekipet në brigjet e rajonit Çeşme shpëtuan 50 emigrantë tjerë të parregullt brenda një gomoneje të cilët ishin kthyer prapa në ujërat turke nga elementët grekë. Më pas u përcaktuan edhe 15 emigrantë të parregullt të cilët kishin dalë në breg vetë pas kthimit prapa.
Ekipet e Rojës bregdetare kapën gjithashtu në një gomone 65 emigrantë që u përcaktuan në brigjet e rajonit Dikili.
Pas një njoftimi për praninë e një grupi të emigrantëve të parregullt në rajonin Urla, anija e Rojës bregdetare kapi 114 emigrantë të parregullt.
Pas procedurave, emigrantët e parregullt iu dorëzuan Drejtorisë së qytetit për administrimin e migracionit.