Role me mish te grire

Perbesit jane:
500 gr mish i grire
100 gr buk e grire
2 veze
100 gr ullinj
200 gr djathe pice
2 veze te ziera
3 karrota
200 gr proshut gjel deti
kripe
rozmarin,rigon,piper, majdanoz dhe selino

Pergatitja:
Ne nje tenxhere te vogel ziejme vezet dhe me pas karrotat
Ne nje tase vendosim mishin e grire ,vezet ,buken e grire kripe dhe te gjitha erezat dhe i trazojme mire e mire deri sa te behet mishi nje trup.

Me pas marrim nje leter furre dhe shtrojme si pete mishin e grire me pas shtrojme proshuten,djathin,karrotat,ullinjt dhe vezet.
E mbledhim me kujdes rrolen e mishit qe te ngjitet mire dhe ne fund vendosim kruajtese dhembes per te qendruar mir roleja sepse gjate pjekjes edhe hapet. Ju befte mire/kuzhina.al