Rolladë me arra

Nevojiten:

100gr miell,
100gr arra te qeruara ,
100gr sheqer te bardhe,
4 veze,
1 luge te vogel  pluhur pjekes
pak vanilje
30gr vaj ulliri ose gjalp te shkrire

…per kremin me kafe

250ml krem pana per embelsira te sheqerosur
1 luge te vogel kafe e tretshme ne uje
disa arra te qeruara ne copat e vogla

…per ta mbuluar

sheqer pluhur

Pregatisim pandispanjen duke ndare si fillim te bardhat nga te verdhat e vezeve ne dy ene te veçanta. Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur. Shtojme arrat e reduktuara ne pluhur, miellin e situr, pluhurin pjekes, vaniljen dhe vajin e ullirit duke i perziere shume mire.

Ne enen tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje mase qe nuk bie nga ena. Ja shtojme kete perberjes me te verdhe veze duke e perziere me kujdes nga poshte lart. Ne kete menyre kemi perftuar brumin e pandispanjes se rolèse. E hedhim brumin ne nje tave me permasa rreth 20×30 te shtruar me leter furre, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5-7 minuta, apo derisa pandispanja te marre ngjyre te arte ne siperfaqe.

Nje pecete te paster te lagur me uje e te shtrydhur shume fort dhe vendosim mbi te pandispanjen duke i dhene formen e rolèse (e rrotullojme gjithmone nga ana me e shkurter). E leme te ftohet nderkohe qe pregatisim kremin.

Shkrijme ne pak uje te vaket kafen e tretshme. Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik panen per embelsira dhe shtojme dalengadale kafen duke vazhduar rrahjen.

Bejme pregatitjen perfundimtare te rolèse: marrim pandispanjen, e çrrotullojme  , dhe e lagim pandispanjen me pak kafe te tretur ne uje/qumesht duke i shtuar ose jo sheqer (sipas deshires). E lyejme me kremin e pregatitur duke e niveluar mire ne te gjithe siperfaqen, shtojme disa arra ne copeza te vogla dhe e rrotullojme serisht me shume kujdes duke e vendosur ne pjaten ku do ta sherbejme.E sperkasim me pak sheqer pluhur, dhe ne momentin qe do ta sherbejme e presim bukur ne feta.Ju befte mire./Arti  i gatimit/