40 biskota 14 llokuma 1 filxhan të vogël me sheqer pluhur 100 gr ara të bluara 7 (lugë gjelle ) ujë 3 lugë vaj 1 çokollatë për gatim Thyhen mirë biskotat deri sa te imtësohen, thyhen edhe arat, dhe hidhen mbi biskota, llokumin e imtëson mire me dore dhe e hedh te biskotat, edhe sheqer pluhurin e hedh aty dhe i hedh 7 lugë ujë dhe 3 luge vaj dhe i përzien mirë. Pasi që ta përzieni mirë dhe e bëni brum e ndani në 5 pjesë të barabarta dhe këto 5 pjesë i ndani dhe në 5 të tjera ( i gjithë brumi të ndahet baras) pastaj i bëni te gjitha pjesët në formë shkopi. Së pari i radhitni 4 shkopinj dhe i lyeni me çokollatë, pastaj mbi to shtroni dhe 3 shkopinj të tjerë përsëri i lyeni me çokollatë, vendosni dhe 2 shkopinj dhe prapë i lyeni dhe ne fund vendosni 1 shkop dhe e lyeni mirë gjithë rrollatën me çokollatë dhe e futni në frigorifer që të ngrihet dhe pastaj e nxirrni që të shkrihet dhe është gati që të hahet.