Sa i pa kujdes,je në namaz or vëlla,
si duhet të lidhesh në saff (rresht),ndërmend a t`ka ra.
.
A e ndëgjon imamin kur na këshillon,
kush shtrëmbon saffin All-llahu aspak se mëshiron.
.
E ti ku je në atë çast me mend,
me trup në xhami,me shpirtë në tjetër vend.
.
Mosafrimi,mosmbajtja e saffit drejt`,
tregon,neglizhencë,mosunifikim,mosunitet.
.
Rrezikon të mos i plotesojmë si duhet detyrat,
kush s`drejton rreshtat,All-llahu ua ndryshon fytyrat.
.
Andaj kujdes në saff se si qëndron,
mëshira e All-llahut që nga ati fillon.
.
Xhemil Sadiku,Ramazan 2015