905776_1584553128481286_4478446307255066418_o

RRËFIMI I DY GOMARËVE

Rrëfehet për një bujk se i posedonte dy gomarë dhe një ditë nga ditët, vendosi që me njërin të bartë kripë, e me tjetrin enë dhe pjata. Gomarët u nisën me atë që u ngarkuan dhe në mes të rrugës, gomari që ishte ngarkuar me kripë, filloi të ndjejë lodhje dhe mundim. Sasia e kripës ishte më e madhe dhe më e rëndë se sa enët dhe pjatat e zbrazëta në gomarin tjetër.

Ndërkohë që gomari i ngarkuar me pjatat ishte i lumtur se kishte një peshë të vogël, gomari tjetër vendosi që të futet në një enë të madhe me ujë që ishte anësh rrugës e të flladitet dhe ta kthejë fuqinë që e humbi nga pesha e rëndë. Kur doli nga ena, ndjeu sikurse u ringjall, mirëpo ndërkohë iu kishte shkrirë kripa që e bartte dhe filloi të ndjehet aktiv sikurse të mos kishte pas ndjerë më herët fare lodhje.

Kur e pa gomari që bartte enë dhe pjata se çfarë ndodhi me gomarin tjetër, edhe ky hyri në atë enë të madhe me ujë që të freskohet dhe të fitojë fuqi si gomari tjetër, mirëpo enët e tij u mbushën me ujë dhe kur deshi të dalë nga ena, gati se shpina e tij nuk u nda në dysh nga pesha e rëndë që iu bë me futjen e ujit nëpër enët që i bartte.

Urtësia e tregimit:

Ajo që tjetrit i bën dobi, s’do të thotë se edhe ty të bën dobi, po madje mund të të dëmtojë. Kurse ajo që i bën dëm atij, ka mundësi që ty të të bëjë dobi. Pra, para se të fillosh ta pasosh tjetrin, detyrimisht duhet të dish dhe të mësosh shkakun se pse ai e veproi atë vepër, edhe pse ky pasim ose do të bëjë dobi ose do të dëmtojë.

Nëse nuk e angazhojmë mendjen tonë, atëherë veten do ta angazhojmë që ta bartë atë që nuk ka mundësi ta bartë, edhe atë pa mos përfituar asgjë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU