Rtv Pendimi

RRËFIMI PËR DJAJTË

Sultan el-Umerijj

Në një hadith autentik, i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] ka thënë:

“إذا كانَ جُنحُ اللَّيلِ أو أمسَيتُم فكفُّوا صِبيانَكم فإنَّ الشَّياطينَ تنتشِرُ حينئذٍ فإذا ذهبَ ساعةٌ منَ اللَّيلِ فخلُّوهم

Kur të afrohet nata apo të ngryseni, ndalni fëmijët tuaj (të mos dalin jashtë), për shkak se djajtë në atë kohë shpërndahen. E, kur të kalojë një kohë, lini të lirë…” (Transmeton Buhariu.)

Ka hadith na flet për një botë krijesash që nuk i shohim, por, lexoje tregimin e gruas, e cila më telefonoi duke kërkuar prej meje një hoxhë që këndon rukje për vajzën e saj të sëmurë.

E pyeta se çfarë kishte vajza e saj, pse kërkonte që t’i lexohej Kur’an?

Tha: Kam qenë me vajzën time në park. Kur u afrua akshami, pashë një imazh të frikshëm. Pashë diç të zezë që u afrua tek vajza ime, e ngriti lart një metër e pastaj e lëshoi në tokë. Vajza ime mbeti pavetëdije ndërsa tani është në spital.

Kjo ma përkujtoi hadithin e lartcekur dhe rrezikun e shkujdesjes ndaj fëmijëve në kohën e perëndimit të diellit.

Burimi: http://denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=13168

Përshtati: Sedat ISLAMI

TË NGJAJSHME