RREGULLA ME RËNDËSI LIDHUR ME SAFET

Radhitja e safeve

Pyetje: ?farë rëndësie ka radhitja e safeve për namaz?

Përgjigje: Radhitja e safeve dhe drejtimi i tyre gjithashtu kanë rëndësi të madhe në faljen e namazit. Këtë e hasim në thëniet dhe veprën e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. Imamët nëpër xhami e kanë obligim t’i kushtojnë kujdes safeve për çdo namaz dhe mos të fillojnë namazin pa i rregulluar safet. Enes b. Malik tregon se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë:

“Drejtoni safet, se drejtimi i safeve është nga përsosmëria (plotësimi) e namazit”. (Mutefekun alejhi). Abdullah b. Mes’udi tregon se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i ka prekur me shuplakat e tij në gjoks besimtarët, duke u thënë: drejtohuni dhe mos u çrregulloni, e t’ju çrregullohen zemrat… (Muslimi dhe Ibën Maxhe). Numan b. Beshiri rrëfen se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i radhiste safet tona pothuajse i rendit shtizat derisa e shihte se ne e kemi kuptuar prej tij. Pastaj, një ditë kur doli të falej, sa deshi të marrë tekbir, e vërejti një njeri që kishte dalë me gjoksin e tij përpara dhe tha: “O robër të Allahut, do t’i rregulloni (drejtoni) safet ose Allahu do tua ndryshojë fytyrat”. Muslimi dhe tjerë.

Zbrazëtirat mes safeve

Pyetje: Gjatë radhitjes së safeve, a duhet të këtë zbrazëtira mes falësve?

Përgjigje: Në radhitjen e safeve duhet të kihet kujdes që të bashkohen krahu me krahun e tjetrit dhe thembra me thembrën e tjetrit dhe mos të hapen këmbët më tepër sesa e ka trupin personi. Sepse kjo (bashkimi i supeve dhe thembrave), nuk mund të realizohet nëse hapen këmbët më tepër se trupi. Abdullah b. Omeri tregon se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Rregulloni safet, barazoni supet, mbushni zbrazëtirat, përpiquni të jeni më të butë ndaj krahëve të vëllezërve tuaj, mos lini hapësirë për shejtanin. Kush e ngjit safin, Allahu do të jetë me të, e kush e shkëput safin, Allahu shkëputet nga ai”. Ebu Davudi

Enes b. Malik thotë se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Drejtoni safet, dhe afroni mes tyre, barazoni në mes safeve se pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, unë e shoh shejtanin si qengj i zi, se si hyn nëpër zbrazëtirat që i keni në safe”. Ebu Davudi

Namazi në mes shtyllave

Pyetje:A lejohet të falemi në mes shtyllave?

Përgjigje: Sa i përket namazit me xhemat, nuk bën të bëhet saf në mes shtyllave. Muavije b. Kurre përcjell nga i ati i tij se ka thënë: “Jemi ndaluar të bëjmë saf në mes shtyllave në kohën e të Dërguarit të Allahut paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, dhe na dëbonin duke na shtyrë”. Mirëpo, nëse falet vetë mes shtyllave, nuk paraqet problem.

Adullah b. Omeri tregon se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut

qoftë mbi të, ka hyrë në xhaminë e shenjtë Qabe me Usame b. Zejd, Uthman b. Talha dhe Bilalin. Qëndroi gjatë e pastaj doli. Unë isha i pari që hyra pas tij dhe e pyeta Bilalin, ku është falur (Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të)? Tha: Në mes dy shtyllave të para. Buhariu

Tërheqja nga safi

Pyetje: Nëse besimtari arrin në xhami i vonuar dhe e gjen safin e fundit të mbushur, kështu që mbetet i vetëm pas safit. Në këtë gjendje a hyn në namaz ashtu i vetëm, apo duhet të tërheq ndonjërin nga safi që ta bën një shoqërues duke u bazuar në hadithin: “S’ka namaz për atë që falet vetë pas safit”? na tregoni! Ju faleminderit paraprakisht.

Përgjigje: Ndodh që ndonjëherë besimtari të vjen në xhami dhe të gjen safin e mbushur, kështu që detyrohet të hyjë në namaz, i vetëm. Nuk i lejohet të tërheqë asnjërin nga safi e ta shkëput safin, se Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë “kush e shkëput safin, Allahu shkëputet prej tij” dhe po ashtu ka thënë: “Mos lini zbrazëtira për shejtanin”. Sa i përket hadithit : “S’ka namaz për atë që falet vetë pas safit” bëhet fjalë për atë që nëse ka vend të hyjë në saf e nuk hyn por falet vetëm mbrapa. Sipas hadithit, namazi i tij është i pa vlerë pasi që Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur e ka parë njërin nga sahatet duke u falur vetë pas safit, e ka urdhëruar ta përsërisë namazin. Pra, nëse vjen në xhami dhe e gjen safin të mbushur dhe nuk ka vend ku të hyn (në saf), atëherë falet vetë, pas safit, Allahu nuk e ngarkon robin e vet më tepër se sa i ka mundësitë, dhe nuk ka vaxhib (farz) për një gjë që nuk mund ta realizosh. Në këtë hadith po ashtu bën përjashtim gruaja që falet vetë pas imamit burrë.

Këtu dua të ceki edhe një vërejtje se disa, në ndeshjen e këtyre haditheve gjejnë zgjidhje në atë mënyrë që në këto raste dalin përpara dhe iu bashkohen imamit. Kjo nuk është me vend dhe është në kundërshtim me sunetin. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e

Allahut qofshin mbi te, i ka shtyrë me duar kur janë bërë më tepër se një që falen me imamin. Xhabiri radijallahu anhu tregon se “Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, është ngritur për tu falur (natën) e unë shkova dhe iu bashkëngjita nga ana e majtë. Ai më mori për dorë dhe më sjelli në anën e djathtë të tij. Pastaj ka ardhur Xhabbar b. Sahër dhe iu bashkëngjit nga ana e majtë e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, e Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te, na shtyu me duart e tij dhe na la mbrapa”. (Muslimi).

Vazhdimi i safit pas minberit

Pyetje: Kur falemi në xhami dhe rreshtohemi pas imamit, a duhet të vazhdojmë safin edhe pas minberit, apo të fillojmë saf të ri?

Përgjigje: Sa i përket rasteve kur nuk mbushet xhamia me xhemat, nuk bën të vazhdohet safi pas minberit, se kështu e shkëpusim safin dhe duken si grup tjetër që falen pa imam. Mirëpo në rastet kur mbushet xhamia, si në namazin e xhumasë, në namazet e bajrameve, apo raste tjera, atëherë plotësohen të gjitha vendet dhe nuk ka ndonjë problem.

Qëndrimi pas imamit

Pyetje: Kush duhet të qëndrojë pas imamit gjatë faljes së namazit?

Përgjigje: Mbrapa imamit duhet të qëndrojë ai që është i ditur, që më mirë i di rregullat e namazit dhe di më shumë nga Kur’ani përmendësh. Ebu Mes’ud El-Ensari tregon se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Le të më pasojnë të zotët e mendjes dhe të pjekurit, e pastaj ata që vijojnë, e pastaj ata që vijojnë”. Muslimi dhe tjerë

Rreshtimi i dy vetëve

Pyetje: Nëse me imamin është vetëm një falës, ku duhet të qëndrojë ky i fundit dhe nëse falësi është grua, ku qëndron?

Përgjigje: Nëse imami është vetëm me një që e shoqëron në falje, atëherë falen në një saf, në një vijë të barabartë. Ibën Abasi rrëfen: Bujta në shtëpi te tezja ime Mejmuneja, e i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, fali jacinë e pastaj erdhi dhe fali katër rekate e pastaj fjeti. Pastaj u ngrit për t’u falur dhe I bashkova nga ana e majtë, e ai më nxori nga ana e djathtë. Buhariu Enes b. Malik tregon se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka falur me atë (Enesin) dhe nënën e tij (apo tezen e tij). Enesi tha: më la në anën e djathtë dhe gruan e la mbrapa nesh. Mtefekun alejhi.

Pyetje: Por nëse janë me imamin më tepër se një falës, a lejohet të rreshtohen me imamin në një vijë apo duhet të rreshtohen mbrapa?

Përgjigje: Nëse janë më tepër se një, duhet të rreshtohen mbrapa imamit. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, është ngritur për t’u falur e unë shkova dhe iu bashkëngjita nga ana e majtë e tij. Ai më mori për dore dhe më solli derisa më vendosi në anën e djathtë të tij.

Pastaj erdhi Xhabar b. Sahër dhe iu bashkëngjit nga ana e majtë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e pastaj na kapi për dore të dyve dhe na mbrapsi derisa dolëm mbrapa tij. Muslim

Kërcënimi ndaj parakaluesit të imamit

Pyetje: ?ka ka thënë Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, në lidhje me ata që e parakalojnë imamin me ruku dhe sexhde?

Përgjigje: Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e ka edukuar gjeneratën e sahabëve me moral më të lartë dhe u ka mësuar të gjitha rregullat e fesë, etikën e tyre dhe realizimin e ibadeteve në mënyrë të përsosur. Ndonjëherë edhe këshilla e tij ka qenë e rreptë sipas rastit dhe varësisht për pozitën e atij obligimi në

Islam. Në namaz i ka këshilluar që mos ta parakalojnë imamin në asnjë mënyrë. Enesi tregon se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Imami është për ta pasuar, kur të marrë tekbir, edhe ju merrni tekbir, kur të bën sexhde, edhe ju bëni sexhde, e kur të ngrihet, ngrihuni…” . Mutefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “A nuk frikësohet ndonjëri prej jush se Allahu ia bën kokën kokë të gomarit apo ia bën fizionominë si të gomarit?!” Mutefekun alejhi

Arritja në xhami

Pyetje: Nëse vonohet besimtari në xhami dhe namazi ka mbaruar, çka duhet të veprojë?

Përgjigje: Nëse besimtari arrin në xhami me vonesë, d.m.th. pasi arrin në xhami, imami jep selam, ai nuk duhet të kthehet në shtëpi, por fal namazin përkatës.

Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush merr abdes në mënyrë sa më të mirë dhe pastaj shkon (në xhami), por i gjen duke e mbaruar namazin (apo e kanë mbaruar), e falë namazin përkatës, Allahu do t’i japë sa shpërblimi i atyre që janë falur dhe kanë qenë të pranishëm, nuk i mungon asgjë nga shpërblimi i tyre”. Ebu Davudi dhe Nesaiu