Ky lloj ilaçi i mrekullueshëm mund të gjendet në kopshtin tuaj dhe një sasi e vogël e lëngut të saj, është gjithçka që ju duhet për të rritur forcën dhe qëndrueshmërinë e pacientëve që kanë probleme me zemrën, apo edhe atletët të cilët filluan ta gëlltisin menjëherë për shkak të rritjes së energjisë së tyre.
Vitaminat dhe mineralet në rrepa dhe zarzavate të tyre luftojnë inflamacionin, presionin e ulët të gjakut, detoksifikim, luftojnë infeksionet dhe kancerin. Gjithashtu, janë gjetur edhe disa komponime që mundësojnë energjinë dhe qëndrueshmërinë.
Kjo perime e kuqe në të purpurt nga brenda dhe jashtë, mund të qërohet dhe gatuhet shumë shpejt, me pak gjalpë dhe kripë, ata janë shumë të këndshëm. Rrepat gjithashtu mund të shtohen nëpër sallata ose të priten në kuba të vegjël e të shtohen në sallata të perimeve.
Rrepat përmbajnë një numër të madh avantazhesh të shëndetshme. Vlerat ushqyese që përmbajnë luftojnë inflamacionin, luftojnë presionin e gjakut, detoksifikojnë, përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C. rrepat mund të luftojnë kancerin, sidomos atë të pankreasit, gjirit dhe prostatës.
Folatet që gjenden në rrepa, po ashtu edhe në spinaq, fasule dhe perime tjera, mund të ulin rrezikun e goditjeve dhe sulmeve. Testet nga lëngu i rrepës tregojnë rritjen e forcës së muskujve me 13%, një përmirësim që mund të arrihet pas disa muajsh trajnimi me rezistencë.
Nitritet ndikojnë në qarkullimin e gjakut, duke ndikuar në neurotransmetimin dhe veprimet tjera të ndërlidhura me performancën.
Përveç vitaminave dhe mineraleve, rrepat janë një burim i mirë edhe i fibrave – 17% e kërkesave tuaja të përditshme në vetëm një filxhan, dhe po ashtu vitamina B6, magnezi, kaliumi, bakri, mangani dhe antioksidantë.
Sasia e vitaminës K në rrepa përmban veti për koagullimin e gjakut, lufton plakjen, ndihmon në parandalimin e osteoporozës, forcon eshtrat dhe poashtu mund të luaj rol kundër sëmundjes së Alzheimerit.
Zarzavatet e panxharit përmbajnë më shumë hekur se sa spinaq dhe përveç përdorimit të freskët të rrepës në sallata, mund ta konsumoni edhe si lëng frutash si një mënyrë e shkëlqyer për të marrë të gjitha këto vlera ushqyese.