Rreth 90 për qind e njerëzve nuk e dinë sa shumë pemë e perime duhet të konsumojnë

Shumica e të rriturve nuk janë të sigurt se sa porcione të pemëve e perimeve duhet t’i hanë, thotë një studim i ri.

Në vitin 2003, kampanja “pesë në ditë”, e bazuar në rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ishte lansuar në Mbretërinë e Bashkuar për t’i inkurajuar individët t’i hanë pesë porcione pemë dhe perime në ditë, transmeton Telegrafi.

Përfito DHURATË në çdo blerje dysheku. Mundësi pagese me 10 këste
E SPONSORUAR
LEXO MË SHUMË
Sidoqoftë, pavarësisht kësaj këshille të qartë, shumë njerëz edhe sot nuk janë duke e arritur këtë.

Sipas hulumtimeve të fundit, 86% e njerëzve nuk e dinë se sa shumë pemë e perime duhet t’i kenë në pjatat e tyre.

Veç kësaj, vetëm 1 në 3 të rritur janë duke i marrë nivelet e rekomanduara të vitaminave dhe mineraleve nga dietat e tyre.

Hulumtuesit thonë se 16 vite pas lansimit të kampanjës këshilluese, vetëm 31% e të rriturve mes moshave 19 dhe 64 vjet janë duke i konsumuar pesë porcione pemë dhe perime në ditë.

Sipas studimit, gjatë këtyre 20 viteve, sasia e konsumimit të vitaminave dhe mineraleve ka qenë duke u zvogëluar vazhdimisht.

Konsumimi i vitaminës A është zvogëluar për 21%, i vitaminës D për 22%, i kalciumit për 10% dhe i kaliumit për 4%.

Jepe kerrin që e ki, bëhu në Auto Mita me kerr të ri – si në Gjermani
E SPONSORUAR
MËSO MË SHUMË
Ata gjithashtu kanë zbuluar se konsumimi i peshkut ka mbetur vazhdimisht nën nivelet optimale përgjatë dy dekadave të fundit. /Telegrafi/