Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit

RTV Pendimi është Medium Islam në gjuhën shqipe, që filloi punën e saj në Tetor të vitit 2006. RTV Pendimi synon përhapjen e diturisë fetare dhe rrënjëzimin e metodologjisë te të gjithë myslimanët e rajonit dhe te ata të cilët hulumtojnë pas të vërtetës. Këtë gjë, RTV Pendimi e bën nëpërmjet materialeve të saja edukative, mësimore dhe analizave të ngjarjeve globale me këndvështrim të thellë fetar.

Gjatë gjithë kësaj mbështetet në ndihmën e Allahut, subhanehu ue teala, pastaj në udhëzimin e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe në traditën e tri gjeneratave të para të myslimanëve. Arritjen e të cilës e mundëson ekipi profesional që është i angazhuar në këtë veprimtari. Materialet e RTV Pendimit tashmë do të mund t’i gjeni edhe në ueb faqen tonë, pas një intervali kohor.

Mesazhi i RTV Pendimi:

Radio dhe Televizioni Pendimi u drejtohet të gjithëve Muslimanëve,t’i njoftojë me punët e mira, t’i ngjallë dhe t’i zbusë zemrat e po ashtu t’i rritë ambiciet e tyre. Nëpërmjet këtyre, synon të ndërtojë myslimanë:
–  me besim të pastër dhe të shëndoshë
–  me dije të thellë
–  me kuptim të vërtetë të realitetit (situatës aktuale)
–  t’i bazojë qëndrimet e tij mbi baza fetare
–  në metodologjinë e tij të ndjekë rrugën e tri gjeneratave të para të myslimanëve.

Qëllimet i RTV Pendimi:
1. Përhapja e besimit të ehli sunetit.
2. Përhapja e diturisë fetare, e cila është e ndërtuar mbi argumente dhe baza fetare.
3. Dhënia rëndësi studimeve të ndryshme, të cilat do të ndihmojnë në këshillimin dhe përmirësimin e popullit tonë.
4. Njoftimi i lexuesve dhe ndegjuesëve me aktualitetin e myslimanëve në përgjithësi, qoftë në aspektin politik, ekonomik, ideologjik apo pedagogjik duke u munduar në zgjidhjen e atyre problemeve aq sa lejojnë mundësitë.

Metodologjia:
RTV Pendimi ka emisone te ndryshme me hoxhallarë me eminent, gjëra të cilat ndihmojnë në gjetjen e mjeteve të qëlluara për të shërbyer veprimtarinë Islame dhe atë, me metoda që bazohen në analiza dhe qartësi, në shprehje dhe në qëllime.
RTV Pendimi mundohet t’i eliminojë ballafaqimet partiake (grupore, xhematore) dhe divergjencat personale, të cilat zhdukin ëmbëlsinë e da’vetit.  Gjatë gjithë kësaj, Radio Pendimi mundohet të sqarojë bazat dhe të vërtetat fetare ashtu si janë.
RTV Pendimi është nje Radio Islame, ku sqarohet e vërteta dhe ngjallet vetëdija. Ndoshta nuk kemi mundësi për të thënë të vërtetën në çdo çështje, por të kotën nuk do ta themi asnjëherë, me lejen e Allahut.

Vizioni i RTV Pendimi

 Shpresojmë se me ndihmën e Allahut e pastaj edhe me mundin e hoxhallarëve dhe davetçive në përgjithësi, RTV Pendimi ka arritur një numer  të lartë të pranimit dhe besueshmërisë te ata që punojnë për Islam. RTV Pendimi do të mundohet që të jetë:

– referencë Islame te shumë njerëz, sepse ajo posedon metodologji të drejtë dhe të thellë Islame.
– burim i pasur dhe i pastër, që u del në ndihmë thirrësve, hatibave, ligjëruesve dhe studiuesve.
– material efektiv për zgjimin e vetëdijes dhe njoftimin me realitetin (aktualitetin) e popullit tonë.
– shtyllë nga shtyllat kryesore në ndërtesën e mediumit fetar Islam.
E lusim Allahun të na bëjë të sinqertë në fjalë dhe vepra, të na falë të gjitha gjynahet, ato që shihen dhe të tjerat që nuk shihen, të na japë të mirat në këtë dynja dhe më të mirën e ahiretit, xhenetin firdeus dhe shikimin e Fytyrës së Tij. Amin