Transmetohet nga Seid Ibn Ebi Fedale!,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E k ndëgjuar pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thênë: ” Kur Allahu do t’i tubojë njerëzit të parë dhe të mbramët(të fundit) në Ditên e Kiametit, ditë pêr të cilën nuk ka dyshim në te se do të vijë apo do të ndodhë, atëherë do të thêrras një thirrës: Kush i ka përshkruar në veprat e tij Allahut shok, atëherë le të urdhëron dhe kërkon shpërblimin nga ai për hir të cilit i ka bërë veprat, sepse Allahu është më i panevojshmi për ortakëri.
(Shënon Tirmidhiu: 3154, Ibn Maxhe: 4203. Tirmidhiu thotë se hadithi është Hasen Garib. Shejh Albani thotë se hadithi është hasen: në librin e tij Sahihul Xhamiu: 482).
Transmetohet nga Ebi Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Ishim duke kujtuar dhe biseduar për Dexhalin dhe sprovat nê lidhje me të me shokët(sahabët) dhe erdhi i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- e tha: A dëshironi t’ju lajmërojë se çka frikësohem unë më shumë për ju sesa sprova e Dexhallit.
Ne i tham: Po, o i Dërguari i Allahut.
Pejgamberi,- alejhi selam!,-tha: Ai është shirku i fshehtë(syefaqësia), qohet njeriu e falë namazin dhe duke u falë ai e zbukuron mënyrën e faljes si shkak i shikimit të njërëzve(apo është dikush prezent e ai pastaj falet ngadalë dhe me rregulla si shkak i prezencês së njeriut apo njerêzve tjerë).
(Shënon Ibn Maxhe: 3204. Shejh Albani e vlerêsoi hadithin si Sahih në librin e tij: ” Sahihul Xhamiu: 2607).
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam ndëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: Prej njerëzve të parë që do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit është njeriu i cili ka rënë shehid(është mbyt në rrugën e Allahut), e sjellin atë melaiket dhe pastaj Allahu e njofton me begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja, dhe atij(shehidit) do t’i kujtohen begatit qê ia kishte dhuruar Allahu në dunja.
Dhe Allahu do t’i thotë: Si i ke shfrytëzuar ato begati dhe çfarë ke bër me to?
Thotë(njeriu): Kam luftuar në rrugën Tënde derisa rashë shehid.
Thotë(Allahu): Gënjeve, porse ti luftove( dhe ra shehid) të thonë njerëzit se filani është trim(guximtarë).
Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr.
Dhe, njeriu i cili e mësoi diturinë si dhe ua mësoi atë të tjerëve dhe e lexoi Kur’anin.
E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij(dijetarit) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja.
Do t’i thuhet(nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dunja!?
Thotë(dijetari): Kam mësuar ilmin dhe ua kam mësuar tjerëve si dhe kam lexuar Kur’anin vetëm për hirê Tëndin.
Thotë(Allahu): Gënjeve, sepse ti e mësove diturinë tët thonë njerëzit dijetarë(i diturë)si dhe lexove Kur’anin tët thonë njerëzit lexues.
Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr.
Dhe, njeriut të cilit ia zgjeroi shumë rriskun dhe i dhuroi lloje të ndryshme të pasurisë.
E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij(pasanikut) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja.
Do t’i thuhet(nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dunja!?
Thotë(pasaniku): Nuk lash rrugë qê Ti don të shpenzohet në to e që un nuk e shpenzova aty pasurinë time vetëm për hir Tëndin.
Thotë(Allahu): Gënjeve, sepse ti e shpenzove pasurinë tët thonë njerëzit se filani është bujar(bamirës).
Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr.
(Shënon Muslimi: 1905, 3382, Nesaiu: 3137, Tirmidhiu: 2382, Ahmedi në Musnedin e tij: 8072. Kurse Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë).
Koment i përgjithshëm:
Syefaqësia realizohet atëherë kur njeriu shtiret në kryerjen e adhurimeve ose zbukurimin e tyre, jo për hir të Allahut, por si shkak i prezencës së njerëzve dhe marrjen e lavdatave prej tyre.
Shumë herë Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ua tërhoqi vërejtjen shokëve të tij dhe umetit të tij në përgjithësi që të ruhen maksimum nga syefaqësia.
Saqë, syefaqësinë e llogariti si pjesë të Shirkut.
Syfaqësia, njëherit është edhe shkak i prishjes së veprave dhe zhdukjes së tyre.
Dobitë që i nxjerrim dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:
1. Ishte shumë i kujdesshëm i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- në ruajtjen e shokëve të tij, e sidomos pêr gjërat që ia rrezikojnë besimin e muslimanit, siç është syefaqësia.
2. Nuk ka dyshim se edhe njeriu i mirë ka mundësi të bjerë në syefaqësi gjatë kryerjes së veprave të mira pa mos e hetuar dhe ditur ai fare.
3. Duhet ta dimê dhe të jemi të vetëdijshëm që Allahu i refuzon dhe nuk pranon asnjë vepër e cila është bërë me syefaqësi.
4. Kërcënime të mëdha dhe direkte nga Allahu,-aze vexhel në Kur’an dhe pejgamberi,- alejhi selam!,- në hadithe në lidhje me ata që bëjnë syefaqêsi(apo në lidhje me syefaqësinë në përgjithësi)
Autor: Rrashid ibn Husejn el Abdulkerim
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.