Fenomeni miliona dollarësh i pijeve energjike ka vëmendjen e shumë shkencëtarëve kudo që janë.
Pijet energjike që sot ofrohen në treg e që shumica kur reklamohen mundohen t’ju bëjnë të mendoni se ju bëjnë me krah, ju bëjnë të fuqishëm si luan, e kështu me radhë, kanë diçka më shumë që duhet ditur… taurinë?
Çka është Taurina?
Taurina eshte formë e lirë e amino acidit që gjindet në ushqim dhe prodhohet në trupë nga cisteina e amino acidit. Së pari herë është zbuluar në vnerin e buajve dhe tani prodhohet në mënyrë sintetike me shumicë. Pasi që taurina prodhohet në mënyrë natyrale nga vetë trupi i njeriut, një dietë e mirë furnizon sasinë e mjaftueshme dhe është e gjitha çka ju duhet.
Studime të shumta kanë implikuar taurinën sintetike në sëmundje duke filluar nga shtypja e larte e gjakut, goditja në tru, kriza e deri te sëmundjet e zemrës. Për këto arsye është ndaluar në disa vende skandinave pasi është lidhur me vdekjen e tre konsumatorëve.
Për shkak se taurina përdoret nga trupi gjatë ushtrimeve dhe kohëve me stres, si e tillë është bërë përbërës shumë i popullarizuar në pijet energjike. Por, taurina ka efekt stimulues në sistemin nervor qendror e kjo është shumë jo e natyrshme.
A ju ngrit apo zbret taurina? Hulumtim i ri dhe befasues në tru
Shkencëtarët për disa vite e kanë ditur se taurina është e përfshirë në një mënyrë apo tjetër në zhvillimin e dhe funksionimin e trurit. Por, së fundi ata kanë zbuluar në vend më të përcaktuar të aktivitetit neurologjike të taurines.
Në një artikull të botuar së fundi në MedicalNeësToda.com, hulumtuesit nga Ëeill Cornel Medical College në Neë York, thonë se ishin të befasuar kur kanë zbuluar aktivitetin e jashtëzakonshëm të taurines në receptorët e trurit. Edhe pse taurina është e njohur si amino acid kyç, hulumtuesit prapëseprapë thonë se ishin kureshtarë e bile edhe të habitur rreth funksioneve të taurinës në tru dhe kështu kanë më shumë pyetje se sa përgjigje.
Ata kanë zbuluar taurinen të punoj thellë në tru, në rajonet “rregulluese” të talamusit, duke ndërvepruar me neurotrasmetuesit. Talamusi është i përfshirë në rrugët e ciklit gjumë/zgjim në tru dhe aktivitete tjera.
Mjekët e përfshirë në këtë hulumtim kanë deklaruar:
“Çuditërisht pak dihet për efektet e pijeve energjike në tru. Ne, bile as që mund të jemi të sigurt se sa nga sasia e taurines në pije arrin trurin! Duke supozuar se disa nga ajo sasi absorbohet, taurina – e cila, nëse asgjë tjetër, duket të ketë efekt qetësues në tru – ndoshta në të vërtetë mund të luaj rolë në ‘dështim’ (rraskapitje) që shpesh njerëzit raportojnë pas pirjes së këtyre pijeve jo alkoolike por shumë të kafenizuara. Njerëzit kanë spekuluar se ndjenja që vie pas pirjes së një Red Bull ishte thjeshtë efekt e reaksionit të kafeinës, por mundet që gjithashtu të jetë për shkak të përmbajtjes së taurines.” (1)
Kjo është diçka për tu brengosur për shkak se është bërë modë nga të rinjtë që të përziejnë pijet me alkool. Doza ditore e Taurines duhet të jetë në mes të 100-500mg, kurse një kanaçe nga pijet energjike ka 1000mg të Taurines së prodhuar në mënyrë sintetike. Disa njerëz pinë deri në 8 kanaçe në ditë (8000mg taurinë), një sasi që mund të shkaktoj dëme në trup. E përzierja e tyre me pije alkoolike e bënë edhe më të rrezikshme.
Taurina: ‘Magjia për energji?’
Nuk ka diçka magjike për forcë dhe qëndrueshmëri në këto pije. Rekomandohet që ti shmangni krejtësisht. Deklaratat e tepruara gjatë reklamimit të këtyre pijeve që kinse dhurojnë vitalitet të menjëhershëm janë thjeshtë fyese. Një dietë përplot me ushqime të ndryshme organike ju ofron të gjithë taurinen që juve ju duhet.
Taurina natyrale është e dobishme për trupin dhe mund të gjendet në qumështin e lopës, mish, peshk dhe vezë. Doza ditore e taurines nuk duhet të shkoj mbi 500mg.
Ushtroni dhe bëni gjumë të mjaftueshëm dhe mos harroni se barnat (medikamentet) dhe sëmundjet ju bëjnë të humbni energji. Pini ujë mirë e veçanërisht kur ushtroni shumë apo jeni të stresuar. Pa marr parasysh, pirja e ujit është ide e mirë.
Për fund, ndoshta Red Bull të jep krah, por shpejtë do biesh poshtë e të përplasesh fortë për tokë!/sherohu/