Një anije speciale për pasagjere e cila ishte duke kryer testet për fluturimet suborbitale me qëllime turistike është rrezuar mbrëmë ne shkretëtirën Mojave ne afërsi te California-s duke vrare një pilot dhe plagosur një tjetër.
Behet fjale për testet paraprake qe duhet te paraprijnë realizimin e projektit futuristik dhe ambicioz, “Virgin Galactic”, te miliarderit britanik Richard Branson qe parasheh fluturimi suborbitale me natyre turistike.
Ky aksident, qe mbi te gjitha çoi ne vdekjen e një piloti, është një goditje e forte për industrinë amerikane te aviacionit spacial, pasi vjen vetëm pak dite pas një tjetër dështimi spektakolar te një sonde te NASA-s, e cila shpërtheu ne ajër vetëm 15 sekonda pas lëshimit nga Toka. Sonda e NASA-s kishte ne bord vetëm 2 Ton materiale furnizuese te cilat ishte duke i transportuar për ne njërën prej bazave ajrore te saj.
Por ky dështim i Virgin Galactic është njëkohësisht edhe një goditje e forte për interesat financiare te manjatin britanik Branson, jo vetëm për faktin se bashke me avionin test u dogjën edhe gjysme milioni dollarë, por me shume akoma për biznes planet e tij, te cilat parashikojnë udhëtime ne orbitën rreth Tokës me natyre turistike, ku bileta për një person shkon deri ne 250 mije dollarë, ndërsa vetëm deri tani, lista e atyre qe kane prenotuar ka arritur ne 800 persona, mes aktoreve, biznesmenëve, këngëtareve dhe shume personalitete te tjera te artit, biznesit dhe sportit.
Ne fluturimin inaugural madje ishte parashikuar edhe një koncert i Lady Gaga-s pikërisht nga bordi i avionit.
Sipas projektit është parashikuar qe anija spaciale do te ngjitet deri ne lartesine e 13.7 km me ndihmën e dy avionëve te tjerë. Me pas ajo do te aktivizoje motorët e saj te cilat do ta çojnë atë me pas ne lartësinë rreth 100km nga Toka, duke i dhënë kështu mundësinë pasagjereve te shijojnë një panorame te plote te planetit Toke, ne sfondin e erret te Universit dhe për disa minuta, edhe ndjesinë e mungesës se peshës.