Çmimet e tregtisë me shumicë në Gjermani u rritën me 23,8 për qind në bazë vjetore në prill në vazhdën e luftës Rusi-Ukrainë, treguan shifrat zyrtare sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Entit Federal të Statistikave (Destatis), kjo përbën rritjen më të madhe në tregtinë me shumicë që nga viti 1962, kur filloi grumbullimi i të dhënave.
“Normat vjetore të ndryshimit në shkurt 2022 dhe në janar 2022 kishin qenë plus 22,6 për qind, përkatësisht plus 16,6 për qind”, shtoi enti.
Ndikimi i luftës është parë veçanërisht në lëndët e para dhe burimet e energjisë, tha Destatis, duke shtuar se edhe produktet ushqimore janë prekur nga lufta.
“Ndikimin më të madh në normën vjetore të ndryshimit në prill 2022 e pati rritja e çmimit në tregtinë me shumicë të produkteve të naftës minerale (plus 63,4 për qind)”, thuhet në deklaratë.
Çmimet gjithashtu u rritën me 2,1 për qind në bazë mujore.