Rtv Pendimi
Lajme

Rritet në 6 numri i dëshmorëve palestinezë nga sulmet e fundit izraelite

Numri i dëshmorëve palestinezë të vrarë gjatë sulmeve izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës që nga mbrëmja e djeshme deri më tani është rritur në gjashtë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avionët izraelitë godasin televizionin Al Aksa
Gaza, ndërpritet mësimi dhe puna në institucionet publike
Abbas ndërpret vizitën në Kuvajt për shkak të sulmeve izraelite
OKB thirrje Izraelit dhe Palestinës për vetëpërmbajtje në Gaza
Rusia e shqetësuar për zhvillimet në Rripin e Gazës
Dëshmori i fundit është 20-vjeçari Musab Havs, i cili ka rënë gjatë goditjeve të avionëve izraelite në lindje të Gazës, ndërkohë që dy palestinezë të tjerë janë plagosur, njoftoi përmes një deklarate me shkrim zëdhënësi i ministrisë Eshref al-Kudra.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, pohoi se avionët dhe helikopterët izraelitë kanë vënë në shënjestër disa të dyshuar që kanë tentuar ta kalojnë kufirin në veri të Rripit të Gazës.

Ndryshe, tensionet u rritën pasi një grup ushtarësh izraelitë me veturë civile hynë tre kilometra në Gaza të dielën. Në përleshjet që shpërthyen pasi njësitet e Hamasit vërejtën forcat izraelite, shtatë palestinezë ranë dëshorë, kurse një ushtar izraelit u vra.

Një ditë pas incidentit, një ushtar izraelit u plagos nga një sulm me raketa i grupeve palestineze të rezistencës, mes të cilave ndodheshin edhe Hamasi dhe Xhihadi Islam. Grupet palestineze njoftuan se ky sulm, gjatë të cilit u qëllua një autobus, është ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje për dëshmorët e rënë të dielën.

Pas këtij zhvillimi, Izraeli nisi një sulm ajror, ndërsa grupet palstineze u kundërpërgjigjën me raketa.

Në një deklaratë të mëhershme ishte njoftuar për pesë dëshmorë palestinezë dhe 20 të plagosur.

Ndërkaq, Ylli i Kuq i Davudit, shërbimi izraelit i emergjencës, ka bërë të ditur se një person ka vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve dy më rëndë.

Të ngjajshme

Raporti i OBSH-së: Rekord i ri rastesh ditore!

Kushtrim Guraj

Kosova pranon donacion nga Jordania për menaxhimin e COVID-19

Kushtrim Guraj

Kompanitë turke prodhojnë mini-tank pa ekuipazh

Kushtrim Guraj

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU