Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku numër një i vdekjes në nivel global.
Rritja e presionit të gjakut është një shkak kryesor i sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Rreth 1.1 miliard vuajnë nga tensioni në 100 persona 22 kanë hipertension, transmeton kp.
Matja e shpeshtë e hipertensionit ndihmon në zbulimin e shpejtë të sëmundjes, çka lejon më pas edhe marrjen e masave të duhura për ta mbajtur nën kontroll.
Kështu, bëhet e mundur edhe shmangia e dëmtimeve të pakthyeshme, apo pasojave fatale në organet e tjera jetësore. Ndonëse prek të dyja gjinitë, meshkujt janë më të rrezikuar nga pasojat e hipertensionit.