Së fundmi është thënë se Huawei P8 do të zyrtarizohet më 15 prill, ndërsa tani me sa duket kanë rrjedh edhe disa detaje për telefonin e ri të kompanisë kineze.
Tani, disa nga karakteristikat e Huawei P8 janë paraqitur online, dhe sipas tyre thuhet se telefoni do ta ofrojë ekranin me 5.2 inç në Full HD me 1920 x 1080 piksel.
Procesori i P8 do të jetë Kirin 930, ndërsa telefoni pritet të sjell edhe dy kamera me 13MP, plus baterinë me 2600 mAh.
Pajisja e re mobile e Huawei thuhet se do të vijë me dizajn nga qeramika, ndërsa trupi i telefonit pritet të jetë më i hollë se iPhone 6 me 6.9mm. Siç thuhet, modeli i ri Huawei P8 do të jetë 6mm i hollë.
Huawei P8 do të shitet për një çmim të përafërt me 480 dollarë, ndërsa detajet tjera do të zyrtarizohen gjatë debutimit të tij në muajin prill. (Telegrafi)