Rrjedhin pamjet e reja të LG G4!

Dje gjatë ditës në internet janë shfaqur disa pamje të reja të telefonit më të ri të LG, modelit G4, të cilat e japing një ide më të qartë për dizajnin e telefonit të avancuar të LG.

Pamjet e fundit të telefonit të LG janë publikuar tani nga @onleaks të cilat sugjerojnë se ky është dizajni përfundimtar i LG G4, por që mund ta pësojë edhe ndonjë ndryshim të vogël para lansimit zyrtar.

LG G4 thuhet se do të vijë me ekranin me diagonalen prej 5.5 inç në Quad HD me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve si dhe Android 5.0 Lollipop.

Procesori i G4 besohet se do të vijë në formën e 8 core 64-bit Qualcomm Snapdragon 810, bashkë edhe me 3GB RAM.
Më tej, në G4 do të vijë edhe skaneri për gishtërinj si dhe kamera kryesore e përmirësuar me 16MP. (Telegrafi)