Samsung pritet të lansojë modelet e reja të tabletëve në Kongresin Botëror Mobil që mbahet në Barcelonë.
Edhe më herët ishte thënë se Samsung është duke punuar në modelet e reja të tabletëve të linjës Galaxy Tab dhe Note, ndërsa së fundmi kanë rrjedhur specifika e dy modeleve të reja që pritet të debutojnë së shpejti, përkatësisht modeleve: Galaxy Tab A dhe Galaxy Tab A Plus.
Të dy modelet e reja i janë kushtuar segmentit mesatar të tregut, ndërsa modeli Tab A Plus thuhet se do të vijë edhe me lapsin digjital. Galaxy Tab A dhe Tab A Plus pritet të vijnë në dimensione të ndryshme të ekraneve: përkatësisht me variantet prej 8-inç dhe 9.7-inç, por me specifika tjera të ngjashme.
Modeli më i vogël Galaxy Tab A besohet se do të vijë me spcifika të ngjashme me ato të variantit Tab A Plus, dhe dallimi i vetëm mes tyre thuhet se do të jetë lapsi digjital.
Më tej është thënë se varianti me ekranin prej 9.7-inç do të ofrojë 2GB RAM, ndërsa versioni standard i Galaxy Tab A me këtë madhësi të ekranit do të vijë me 1.5GB RAM. (Telegrafi)