RRUARJA E MJEKRRËS DHE MUSTAQEVE!

Pyetje:
A lejohet rruarja e mjekrrës dhe shkurtimi i saj, si dhe a lejohet rruarja e mustaqeve ose shkurtimi i tyre?

Përgjigje:

Nuk lejohet rruarja e mjekrrës, ky është unanim tek të gjithë dijetarët.

Njashtu, shumë prej ulemave mendojnë se nuk lejohet as shkurtimi i mjekrrës(pra, duhet të lihet ashtu siç është, nuk duhet shkurtuar fare).

Mirëpo, Ibn Omeri radijAllahu anhu nëse kryente haxhin apo umren e shkurtonte mjekrrën deri në kabda(deri në një grusht), ky veprim lejohet vetëm nëse kryen haxhin apo umren, sipas veprimit të Ibn Omerit(përndryshe mjekrra nuk lejohet të shkurtohet në rastet tjera).

Kurse, mustaqet duhet të shkurtohen( e jo të rruhen tërësisht).

Muhamedi alejhi selam, ka thënë:
حفوا الشوارب واعفوا الحى خالفوا المجوس.
” Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat, kundërshtoni mexhusët.”
( Buhariu: 5892, Muslimi: 54/257, 55/260).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani