Rtv Pendimi

RRUGA E MËRGIMIT

Mbyllen koferat
Mbyllen dyert e shtëpis
U dogjën Pranverat
U harrun ditët e fëmijrisë

Ikën dhe shkuan
në mërgim u tretën
atdheun e harruan
larg, shumë larg mbetën

Përshëndetën vendlindjen
me lotët e ngrirë
ndarja e ngjall dhimbjen
mos na ndaft fjala lamtumirë

O mërgim, mërgim i shkretë
Sa shumë zemra ti ke ndarë
U dhe njerëzve tjetër jetë
I ke djeg, i ke djeg si me zjarr

Sa njeriu ka shkuar fëmijë
e është kthyer plak i vdekur
prej asaj Toke që u nda
në të erdh për t’u tretur

Rruga e mërgimit
Me dhimbje e shtruar
Natë e ndarë prej agimit
Nuk la zemër pa përvluar

Autor: Agron Islami

TË NGJAJSHME