Rrugëtimi i Albanian ICT Awards III drejt finalizimit të një tjetër viti të suksseshëm

Data 11 Shkurt shënoi startin e garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards ku shtëpia botuese ICTSmedia gjatë një takimi mbajtur në qendrën Protik shpalli të hapur këtë konkurs dixhital tashmë pjesë e jona që prej tre vitesh.

Menjëherë pas hapjes së aplikimeve, organizatorët e Albanin ICT Awards mbajtën takimet e para me aplikantë potencialë në qendra trajnimi dhe hulumtimi, në Universitete, në shkolla profesionale duke kulmuar me forumin e hapur mbajtur në Prishtinë me profesionistët e IT-së në mbarë Kosovën, një takim ky i cili gëzoi gjithë mbështetjen e Autoritetit të Shoqërisë së Informacionit. Një takim i ngjashëm u mbajt edhe në Shqipëri.

Gjithsej janë organizuar 15 takime ku i pari për edicionin e tretë të Albanian ICT Awards u mbajt në Prishtinë dhe pikërisht në Kolegjin Riinvest të Prishtinës. Më pas pasuan takimet në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Shkollën e Mesme Profesionale të Kamzës, Universitetin Epoka, Institutin Kanadez të Teknologjisë, Shkollën e Mesme Profesionale “Gjergj Canco”, Universitetin Bedër, Shkollën Austriake “Herman Gmeiner”, Universitetin për Biznes dhe Teknologji, Qendrën Bonevet, Universitetin AAB, Kolegjin Universitar Universum, Qendrën Prishtina HackerSpace dhe Universitetin e New York-ut në Tiranë.

Duke filluar nga data 16 Shkurt, të gjithë adhuruesit e teknologjisë kishin mundësi të aplikonin në konkursin mbarëkombëtar. Aplikimet do të mbyllen në datë 31 Mars, ndërsa mbrëmja gala gjatë së cilës do të nderohen me çmime edhe fituesit e këtij konkursi do të mbahet të premten e fundit të muajit Prill.
Risi e edicionit të III-të të Albanian ICT Awards janë dy çmime të reja: ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit dhe ICT Femra Inovatore e vitit ku çmimi i fundit është një kategori e sugjeruar nga vetë kryeministri i Shqipërisë një vit më parë në mbrëmjen Gala të eventit të 25 Prillit. Pesë kategoritë e tjera tradicionale janë: ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në ngritje i vitit.

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards III vijon edhe me një takim të fundit në Fakultetin i Shkencave të Natyrës në Tiranë ditën e Hënë.

Të gjithë të interesuarit, për informacion apo për aplikimet mund vizitojnë faqen zyrtare të Albanian ICT Awards në www.ictawards.org. Ju kujtojmë se afati i fundit i aplikimeve është data 31 Mars ora 00:00. (ICTSmedia/ICT Awards)