Rrushi i thatë ( arab. zabib)

Rrushi i thatë bëhet duke tharë rrushin e freskët. Tradicionalisht, kokrrat thahen në diell ose në ndonjë mënyrë tjetër artificiale.

Stafidhja (kyryzymi) më e mirë bëhet duke e tharë gjithë kokrrën e rrushit së bashku me lëvoren e hollë. Ndonjëherë, gjatë tharjes, farat e rrushit të rëndomtë hiqen. Bërthama e rrushit të thatë është e nxehtë dhe e lagësht në shkallë të parë, ndërsa farat janë të ftohta dhe të thata. Sikurse rrushi, edhe farat disa janë të ëmbla e të nxehta, kurse disa të tharta dhe të ftohta. Rrushi i thatë i bardhë është më i tretshëm se llojet e tjera të rrushit. Nga ngrënia e rrushit të thatë ka dobi trakea (stërfyelli). Ky lloj rrushi ndihmon po ashtu në shërimin e kollës që përsëritet, mënjanon dhembjen në veshka (lat. Nefralgia) dhe në fshikën urinare, forcon lukthin dhe rregullon peristaltikën e zorrëve.

Rrushi i thatë është më i ushqyeshëm se rrushi i njomë, kurse më pak ushqyes se fiku i thatë. Rrushi i thatë është i tretshëm, tretet lehtë, është më i butë, rregullon tretjen, ndihmon lukthin, mëlçinë dhe shpretkën, mënjanon rëndimin në grykë, dhembjen në gjoks dhe kontrollon dhembjen në veshka dhe në fshikën e urinës.

Edhe pse rrushi i thatë ka vlerë të mirë ushqyese, prapëseprapë ai nuk e mënjanon urinë, sikur p.sh. hurmat. Rrushi i thatë pa fara vendos ekuilibrin dhe është më i dobishëm se llojet e tjera. Ngrënia e rrushit të thatë me farë rregullon punën e zorrëve, regjeneron mëlçinë dhe shpretkën, ia kthen mëlçisë madhësinë fiziologjike, kapacitetin dhe funksionin e saj natyror. Rrushi i thatë u bën mirë gjithashtu njerëzve që vuajnë nga tajitja e shtuar dhe pezmatimi i lukthit.

Lidhja e thonjve me bërthamën e rrushit të thatë (lat. Onychogryphosis), përkatësisht e rrënjës së tyre, për shkak të infektimit ose traumës së tyre, në mes të tjerash, mund të përshpejtojë rënien dhe lehtëson heqjen e tyre (lat. Unguis incarnatus).

Imam El-Zahiri ka thënë se ngrënia e rrushit të thatë rrit të mbajturit në mend. Kalifi El-Mensur ka treguar që gjyshi i tij Abdullah bin Abbasi ka thënë: “Vetë farat e rrushit të thatë mund të shkaktojnë çrregullime të ndryshme, ndërsa kokrra e rrushit të thatë është ilaç (për ato çrregullime)”.

Në disa thënie me prejardhje të dyshimtë, të cilat i janë veshur qëllimisht të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., pohohet gjithashtu se ngrënia e rrushit të thatë krijon ekuilibrin e tajitjeve, freskon frymëmarrjen, lehtëson molisjen, qetëson nervozitetin dhe ngacmimin, forcon nervat, zbut hidhërimin, rregullon strukturën e nxehtë (konstitucionin sangunik) dhe pastron tenin.

MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi