RTV Pendimi fillon ndërtimin e studiove televizive – bën kërkesë për kontribut në finalizim të tyre

Esselamu Alejkum,

Të nderuar, shpresoj se ky mesazh po ju gjen mirë!

Me anë të këtij shkrimi ju bëjmë apel dhe ju ftojmë që të ndihmoni financiarisht mediumin islam RTV Pendimi, pasi që po mundohemi të pregatisim studio të reja televiziove në Prishtinë, shpenzimet e të cilave nuk po arrijmë t’i mbulojmë.

Duke pasur parasysh që thirrja në fenë Islame është shumë e rëndësishme për këtë botë dhe botën tjetër, kjo është mundësi e mirë për të përfituar shpërblime nga Allahu i Madhëruar.

Studiot televizive kanë kosto të madhe të shpenzimeve, për cka shumë projekte do të mund të finalizoheshin me ndihmën tuaj, duke ofruar program më të begatë me emisione LIVE edhe në TV.

Kështu, duke ndihmuar sado pak këtë medium islam, ju ndihmoni drejtpërdrejt punën e cili ka filluar tash e 14 vite përmes programit këshillues për njerëzit anë e mbanë botës për të mirë.

Presim që të na ndihmoni sadopak, për të finalizuar projektet e RTV Pendimit.
Allahu ju shpërbleftë!

Mund të kontribuoni nëpërmjet llogarisë bankare:

Emri: Radio Pendimi

Emri i bankës: Volksbank Linz

IBAN: AT744480042614830000

Bic Swift Code: VBWEAT2WXXX