Në një hapësirë të përshtatshme për shikuesit e tyre të përkushtuar, mediumi RTV Pendimi gëzon të njoftojë hapjen e Kanalit të dytë televiziv, posaçërisht dedikuar për transmetimin e Kuranit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit e cila do të vazhdoj edhe me tej. Nisur nga dita e 26 marsit 2024, kanali i ri, RTV Pendimi Kuran, ofron një platformë të dedikuar për të gjithë shikuesit e interesuar për të ndjekur Kuranin 24 orë gjatë 7 ditëve të javës.
Ky hap është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të RTV Pendimit ndaj audienca e tyre, duke u përpjekur për të realizuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Duke u frymëzuar nga mbeshtetja dhe angazhimi i vazhdueshëm i ndjekësve të tyre, RTV Pendimi ka sjellë këtë iniciativë të re për të përmirësuar përvojën e shikuesve në transmetimin e Kuranit.
Përmes hapjes së Kanalit të dytë, RTV Pendimi synon të ofrojë një mundësi të re dhe të përmbyllur për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin dhe të studjojnë Kuranin, duke e bërë atë të qasshëm 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. RTV Pendimi falënderon të gjithë për mbeshtetjen dhe angazhimin e tyre në këtë përpjekje për të shërbyer publikun në mënyrën më të mirë të mundshme. /Rtv Pendimi/
Shiko Rtv Pendimi Kur'an