RUAJU NGA PËRGOJIMI(GIBETI)!

Shoqërinë tonë e kanë kapluar disa gjëra të këqija dhe nga ato të këqija padyshim se përgojimi zë një vend të madh tek pjesa dërmuese e besimtarëve!
Kjo dukuri negative është e ndaluar rreptësisht me Kuran, sunet dhe koncensus(ixhma) të dijetarëve islam.
Allahu i madhëruar thotë:”… Dhe mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni…”!(El-Huxhurat, 12)
Rrezikshmërinë e lartë të përgojimit e shohim edhe në thënjet e të Dërguarit të Allahut(alejhi salatu ve selam). Ebu Hurejra r.a tregon se Maizi r.a kishte ardhur te Pejgamberi(alejhi salatu ve selam) dhe ka dëshmuar për vetvetēn se ka bërë prostitucion(zina)… E Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) e zbatoi dispozitën mbi te pasi ai insistonte në vazhdimsi!
Më vonë Pejgamberi(alejhi salatu ve selam) i degjoi dy nga shokët e tij duke i thënë njëri-tjetrit:”Shihe këtë të cilit ia mbuloi Allahu mëkatin, e ai nuk e shpëtoi vetën derisa u gurëzua me një gurëzim të qenit”!
Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) heshti deri sa kaluan pranë një gomari të ngordhur dhe pyeti:” Ku janë filani e filani? Zbritni e hani nga ky gomar i ngordhur”! Ata dy i thanë:”Po kush mund ta hajë këtë”? Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) ju tha:”Pra, përgojimi për vëllaun tuaj është më i rëndë se sa ngrēnia e këtij mishi! Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, vërtet ai tani është duke u freskuar në lumenjtë e xhenetit”.
(Buhariu, Ebu Davudi)
Allahu na ruajtë nga kjo dukuri e shëmtuar!

(Shkëputje nga dersi i fundit i mbajtur në xhaminë “Mati-1” në Prishtinë, hoxhë Fadil Musliu)