Runa Zot nga shpirtligësia e hoxhallarëve !

Sot, Gjykata Themelore, pas shumë përpjekjeve të Prokurorisë, e shpalli të pafajshëm Dr. Shefqet Krasniqin, imam dhe vaiz në xhaminë e madhe të Prishtinës.
Ky vendim do ta ngritë Gjykatën në pozitën e duhur dhe rrjedhimisht, popullit do i rritet bindja se ende ka shkëndia drejtësie në këtë shoqëri të shthurur dhe të padrejt.

E them edhe këtë; po të ishte rasti dhe fati jetës së Dr. Shefqetit dhe i disa hoxhallarëve tjerë, në duart e pseudo-hoxhollarëve profiter, sigurisht, do t’i kishin denuar me denim kapital, vetëm e vetëm që ta mbulojnë para opinionit turpin dhe servilizmin e vet.


Mbahuni, se padyshim do ju vije dita e llogarisë, secilit një nga një, nëse jo në këtë jetë, sigurisht në botën tjetër, ku gjykues do jetë Allahu, Ai i cili nuk ka nevoj për dëshminë e askujt !
AS.