S’KA HAJGARE ME BASHKËSHORTËSI!

Femra i ka të drejtat e saj në duart e saj dhe askush s’ka të drejtë t’ia marrë ato të drejta nga duart e saj, për faktin pse është femër, meriton nder dhe respekt të veçantë, burri kurrë nuk mund të arrijë në nivelin e gruas, mendim i imi, nuk jam ekstremisht mbështetës i feminizmit, por e mbrojë aq sa meriton të mbrohet. 

O ju burra, gruaja mbetët shtatëzënë e jo burri, gruaja lind fëmijë e jo burri, gruaja është gji-dhënësë e jo burri, me një fjalë; faktori femër është prodhuesi dhe gjeneratori kryesor i një shoqërie. 

“Edukove një mashkull, edukove një njeri, po edukove një femër, edukove një shoqëri”. (Thënie e urtë) 

Kur është puna te divorci, duhet shikuar nga të gjitha këndet, unë më shumë i qasem këndvështrimit sociologjik.

Të nderuar, krejt jeta me trëndafila nuk shkon, parimet si parime duhet respektuar, po femra shqiptare sot vërtetë se gëzon një mbështetje nga shteti, por ajo s’duhet ta keqpërdor atë mbështetje institucionale e t’i bëhet burrit kralice dhe police, t’i bëhet BOOS-e; femra me ardhë në shtëpi prej pune dhe me gjet burrin t’u gatu, i cili do t’i thotë: ”Aaaa u lodhe ooooooj grua?!” – Gruaja me ia kthy: ”JO JO!”

Nuk po i nënçmoj, thonë se në deti ka gjithçka, pra, edhe kjo ndodhë diku, shumë gra kanë qejf të kenë tretman të tillë.

Dijetari i ndjerë shqiptar Jakup Asipi, thoshte: “Mjerë ai burrë që jeton prej dorës së gruas dhe lum ajo grua që jeton prej dorës së burrit”. 

Çfarë “burri” është ai që nuk i del zot gruas së tij?!

Me këtë nuk e nënvlerësojmë dhe nuk e anashkalojmë të drejtën e saj për të punuar, përkundrazi; femra duhet të socialozohet edhe në punësim, por punësim në suaza të kritereve të natyrës së femrës, e jo burri të bëhet grua e gruaja të bëhet burrë dhe kështu të funksionoj një familje, faktikisht ky është planifikim i huaj që fatkeqsisht na e kanë servuar dhe shumë shqiptarë e kanë pranuar, ndërsa kulturën e tyre e kanë harruar!

Në mes burrit e gruas mëshira e dashuria duhet funksionuar, ithtësitë dhe ngatërresat, qofshin edhe konfliktuoze, duhet tejkaluar dhe jeta aq sa ka mbetur duhet jetuar, harmonia duke dominuar, se me vuajte nuk shkon, por duhet që të dy me lëshu pe dhe me qenë më largpamës, me i pa sfidat të kapërcyeshme, me i thy barrierat e jetës, me i thy muret ndarëse për t’i ndërtuar urat lidhëse.

Edhe njëherë:

Autor: Labinot Kunushevci