Rtv Pendimi

SA E RESPEKTON TI NAMAZIN?

Një ditë nga ditët një njeri i ndershëm i cili banonte përballë xhamisë, e shprehu dëshirën ta gostitë me darkë çdo njeri që e kishte pas falur namazin e jacisë me xhemat në xhami. Pasi që imami dha selam dhe e përfundoi namazin, ky njeri u ngut të del nga xhamia dhe të shkojë në shtëpi, kurse të birin e kishte pas porositur që ta pret çdonjërin që e kishte pas falur namazin dhe t’i tubojë para shtëpisë.

I biri u ndal para xhamisë dhe çdo njërin që dilte nga xhamia e pyeste vetëm se një pyetje. Kush i përgjigjej saktë, i thoshte të qëndrojë afër shtëpisë, kurse ata që nuk përgjigjeshin drejtë, u thoshte ta vazhdojnë rrugën. Prindi kur del nga shtëpia, mbetet i habitur se shumë pak njerëz kishin ardhur dhe e pyeti të birin se ku ishin të tjerët. I biri i përgjigjet:

– Babai im, vetëm këta e falën namazin me ne.

Prindi i thotë:

– Po xhamia ishte plotë!

– Babai im, e pyeta çdonjërin që doli nga xhamia se imami çfarë lexoi në rekatin e parë dhe vetëm këta ma dhanë përgjigjen e saktë, – tha djali.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME